Arratisen 12 lojtarë të përfaqësueses afrikane, pritej të luanin finale me Brazilin – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Arratisen 12 lojtarë të përfaqësueses afrikane, pritej të luanin finale me Brazilin

    Insajderi
    15 July 2024 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dymbëdhjetë lojtarë nga ekipi U-17 i Guinea-Bissau, të cilët ishin në Portugali për të përfaqësuar vendin e tyre në turneun Luso Cup, janë larguar nga vendgrumbullimi dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.

    Ata morën pjesë në edicionin e parë të turneut të Unionit të Federatave të Gjuhës Portugeze dhe kishin finalen këtë të diel me Brazilin, por vetëm pesë lojtarë janë në kampin stërvitor.

    Organi më i lartë drejtues i futbollit të Guinesë e konfirmoi faktin në një deklaratë, ku thuhet se arratisja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

    “Federata e Futbollit të Guinea-Bissau njofton se në orët e vona të pasdites së sotme, më 13 korrik, dymbëdhjetë lojtarë të ekipit kombëtar U-17 vjeç, të cilët përfaqësojnë vendin në turneun e Luso Cup, u larguan.”

    Federata bën me dije se njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë lojtarët nuk kanë mundur të largohen me pasaportat përkatëse dhe ka publikuar emrat e lojtarëve të arratisur pa dokumentacion:

    I shqetësuar për këtë arratisje masive, e cila la vetëm pesë lojtarë në kampin stërvitor, Presidenti i Federatës së Futbollit të Guinea-Bissau, Caito Teixeira, bëri thirrje për përfshirjen e familjarëve në mënyrë që lojtarët të kthehen në kamp.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark