Më shumë se 100 të burgosur janë ende të lirë në ishullin indonezian të Sumatrës, pasi u arratisën nga një burg i mbingarkuar.
Rreth 200 njerëz u arratisën pasi u lanë nga qelitë për lutjet e së premtes, kurse më shumë se një e treta u kapën më pas.
Ferdinand Siagian, nga ministria e drejtësisë në rajon, tha se burgu kishte vetëm pesë ose gjashtë roje në detyrë për gati 1,900 të burgosur, në një burg që duhej të mbante vetëm 300 të burgosur.
Të burgosurit kishin akuzuar disa roje pasi kanë qenë të dhunshëm dhe u ankuan për trajtimin e tyre në burg, transmeton Syri.net.
Qindra oficerë policie dhe personel ushtarak tani janë vendosur për të ruajtur burgun.