Arratiset nga drejtësia i dënuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arratiset nga drejtësia i dënuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

    Insajderi
    09 July 2024 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është arratisur

    Arratisja e tij është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Policia e Kosovës.

    Të premten e 28 qershorit, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

    Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiq për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, të cilit i është shqiptuar dënim me 8 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

    Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark