Arratiset një person nga qendra e paraburgimit në veri të Mitrovicës, policia publikon foto të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arratiset një person nga qendra e paraburgimit në veri të Mitrovicës, policia publikon foto të tij

    Insajderi
    07 August 2025 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga qendra e paraburgimit në veri të Mitrovicës.

    Në njoftimin e PK’së është publikuar edhe fotografia e të arratisurit, ku ka thënë se policia ka vendosur pika statike kontrolli në tërë veriun dhe ka aktivizuar edhe njësitet policore me qen, shkruan Insajderi.

    Njoftimi i Policisë:

    “Sot me 07.08.2025 rreth orës 15:45 jemi njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit ne Mitrovice Veri një person është arratisur. Policia menjëherë ka marr masat duke ngrit pika statike te kontrollit ne tere veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën për rreth qendrës se Paraburgimit.

    Ne këtë kohe ne ende jemi ne kërkim te personit ne fjale ndërsa kemi angazhuar edhe njësi te specializuara ( njësia Policore me qen- K9 )

    Lusim qytetaret qe te kenë mirëkuptim derisa jemi ne operacion dhe po ashtu ne rast se hasin ne kete person te thërrasin ne numrin 192 ose te lajmërojnë ne stacionin me te afërt.

    Detajet e personit dhe vepra për te cilën kërkohet janë te paraqitura ne dokumentin e bashkangjitur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark