×
  • Lajme
  • Lajme

    Arratisja e Blerim Ramadanit, reagon ashpër Daçiq

    Insajderi
    15 August 2024 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, i arrestuar muajin e kaluar nga policia maqedonase, ka ikur nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut.

    Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq, reaguar pas kësaj duke e cilësuar si skandaloze.

    “Fjala është për një pjesëtar të UÇK-së terroriste që ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe të cilin Serbia e kërkon për ta gjykuar. Ne kërkojmë shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut se si është e mundur që dikush që është arrestuar me urdhër të vlefshëm ndërkombëtar të arratiset nga arresti shtëpiak ose drejtësia ndërkombëtare nuk vlen për terroristët dhe kriminelët e luftës shqiptarë, kur ata vrasin serbët, gjithçka lejohet dhe falet”, ka shprehur mllefin e tij Daçiqi.

    Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi informacionin se ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, për të cilin Serbia ka lëshuar urdhër dhe kërkon ekstradim, është arratisur nga arresti shtëpiak, transmetojnë mediat maqedonase.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark