×
  • Lajme
  • Lajme

    Arratisja e dyshimi për vrasjen e policit serb nga Faton Hajrizi – deklarohet Kurti

    Insajderi
    18 July 2024 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Hajrizi, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës – po dyshohet edhe për vrasjen e një polici serb. Për këtë është deklaruar edhe kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Kurti kërkoi nga qytetarët që t’i referohen njoftimeve të autoriteteve.

    “Kam marrë informacionet edhe nga mediat edhe nga organet tona të rendit e të sigurisë. Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës japin qëndrimet e qarta të shtetit tonë dhe unë ftoj të gjithë qytetarët që t’i ndjekin ato me vëmendje nga ora në orë”, tha Kurti në RTK.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast.

    MPJD ka apeluar te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark