Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me autorizim të Prokurorisë Speciale, shkruan Insajderi.
Intervistimi ka pasur për qëllim sqarimin e deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus” më 2 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 korrik 2024, lidhur me arratisjet që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.
Intervistimi i Ministres Haxhiu për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdojë edhe nesër.