Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se më 25 dhjetor (të mërkurën) pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur një person tjetër.
Policia bëri të ditur se, i dyshuari është arrestuar të martën dhe të njëjtit i është sekuestruar arma me të cilën dyshohet të jetë kryer kanosja.
“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia në njoftim shton se i arrestuari dyshohet për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”.