Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 14 vjeçarin Mario Perlleshi, që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani disa ditë më parë pranë ambienteve të shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë. Seanca u zhvillua në ambientet e një spitali privat në kryeqytet, ku adoleshenti po merr mjekim.
“Seanca ndaj 14 vjeçarin do të zhvillohet në ambientet e një spitali privat në kryeqytet, pasi edhe pse Gjykata i ka kërkuar shkresë policisë, kanë qenë mjekët që s’kanë lejuar transportin e tij për shkak të gjendjes së tij. Gjykata është zhvendosur në ambientet e spitalit, ku do të kërkojë arrest në burg për Perlleshin. Prokuroria ka vijuar hetimet sa i takon akuzës për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.”, raportoi gazetari.
Konflikti mes adoleshentëve u regjistrua mesditën e 18 shtatorit rreth 300 metra larg shkollës Fan Noli, në Tiranë. Martin Cani ndërroi jetë në spital pak pasi u transportua ndërsa 2 adoleshentët e tjerë Luis Mecja dhe autori, Mario Perlleshi morën plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.