Arrest shtëpiak ndaj drejtoreshës së çerdhes në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrest shtëpiak ndaj drejtoreshës së çerdhes në Prishtinë

    Insajderi
    15 May 2025 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbuluar dyshime serioze për keqpërdorim të fondeve publike në një institucion parashkollor në Prishtinë, transmeton Insajderi.

    Mbi 100 mijë euro të fondeve publike dyshohet se janë keqpërdorur. Për këto keqpërdorime nën pranga ka përfunduar drejtoresha e këtij institucioni K.A dhe Q.M.

    Pak më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se njëra nga të pandehurat, K.A. është ndaluar.

    Ato dyshohen se në cilësinë e personit zyrtar në Insititucionin Parashkollor ‘’Botanika’’ në Prishtinë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtar kanë përvetësuar mjete financiare që u janë besuar për shkak të pozitës që mbanin, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në Prishtinë.

    Njërës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    Komunikata e plotë:

    Komunikatë për Media Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

    Prishtinë, 15 Maj 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datë 15.05.2025, me urdhër të prokurorit të shtetit, njëra nga të pandehurat K.A. është  ndaluar për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje  kanë kryer veprën penale ‘’Përvetësimi në detyrë’’ bazuar nga neni 418 të KPRK-së.

    Sipas hetimeve, të pandehurat, në cilësinë e personave zyrtar, në Insititucionin Parashkollor ‘’Botanika’’ në Komunën e Prishtinës, dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtar kanë përvetësuar mjete financiare që u janë besuar për shkak të pozitës që mbanin, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në Prishtinë.

    Andaj, me kërkesë të Prokurorit të rastit, ndaj njërës nga të pandehurat iu është  caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve me fondet publike, duke i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre rasteve në përputhje me ligjin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark