Arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, detyrim paraqitje për pesë biznesmenë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, detyrim paraqitje për pesë biznesmenë

    Insajderi
    10 February 2025 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK, për të njëjtën çështje, që është vendosur arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj.

    Masa ndaj tyre lidhet me hetimin pasuror që po kryhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

    Ndërkohë, pas hetimit të SPAK, u caktua masa arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark