
Arrestohet doganieri i Qafë Botës, kaluan një furgon me 4.7 ton djathë kontrabandë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GUDA”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në bashkëpunim me Seksionin Operacional.
Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Qafëbotë.
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme të nënprodukteve të qumështit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “GUDA”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, J. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe D. D., 48 vjeç, banues në Sarandë(me detyrë doganier në Pikën Doganore Qafëbotë.)
Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi, në aksin rrugor Qafë-Muzinë – Gjirokastër është konstatuar automjeti tip furgon me drejtues shtetasin K. B., brenda të cilit u gjetën 296 paketime me nënprodukte të qumështit, me peshë totale 4735 kg, pa dokumentacionin përkatës.
Inspektorati Policor i Kosovës në Bashkëpunim me Prokurorinë Speciale sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një aksion.
Gazeta Insajderi ka mësuar se deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policorë.
Të njëjtit dyshohen për veprën penale marrje ryshfeti.
Siç mëson Insajderi aksioni është realizuar në pikat kufitare Qafe Morinë e Qafe Prush.
Gazeta Inajderi mëson se për rreth rreth gjysme ore janë bllokuar tërësisht dy pikat kufitare në Qafe Morine e Qafe Prush, ku janë arrestuar të gjithë policet e ndërrimit të këtyre dy pikave, pas gjysme ore janë zëvendësuar me police tjerë, shkruan Gazeta Insajderi.
Gazeta Insajderi merr vesh se dy doganieret e arrestuar bashkë me policët janë Senad Zherka e Enist Tortulla.
Xhavit Lokaj, komandant në pikën kufitare Qafë Morinë dhe Ramiz Ahmeti, komandant i pikës kufitare Qafë Prushi, janë dy nga zyrtarët e Policisë së Kosovës të arrestuar nga aksioni i sotëm.