×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Arrestimet e kosovarëve në Serbi | MPJ e Zyra në Beograd nuk mund të luajnë rol- Serbia e njeh EULEX-in

    Insajderi
    05 June 2024 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy kosovarë u arrestuan brenda një periudhë të shkurtër derisa po kalonin kufirin me Serbinë. Ata u kapen nga autoritetet serbe me akuza për gjoja krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.

    Kosovari i fundit që u  arrestuar është Tefik Mustafa, i cili është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë. Ndërsa rreth një muaji më parë ishte arrestuar në Serbi Sadik Duraku, ndaj të cilit është vazhduar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Ndonëse familjaret e të dyve deklaruan se ata nuk ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Serbia po i akuzon për “Krime Lufte”.

    Ministrja e Jashtme e Kosovës përmes një reagimi zyrtar ka akuzuar Serbinë për këto arrestime duke kërkuar ndërhyrjen e vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Europian.

    Por, sipas një dokumenti që ka parë Insajderi as vendet e QUINT-tit e as Bashkimi Europian nuk mund të ndikojnë në këtë rast.

    Sipas “Strategjisë Kombëtare për Ndjekjen e Krimeve të Luftës në Republikën e Serbisë për periudhën 2021-2026” të vetmin insitucon që e njohin është EULEX’i.

    Rrjedhimisht, Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd nuk ka mandat për bashkëpunim juridic.  Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari ka adresuar gabimisht shqetësimet e Kosovës për arrestimet e shtetasve.

    Bazuar në strategjinë kombëtare të Serbisë, Beogradi i drejtohet EULEX’it për bashkëpunim juridik me Kosovën.

    Pasi që, Serbia të vetmin bashkëpunim e pranon përmes komunikimit me EULEX, MPJD kurrë nuk e ka shtruar këtë çështje  e as akuzime me të drejtë ndërkombëtare me EULEX’in

    Vizitat që kalojnë direkt nga Jashari, duke shmang mandatin e Eulexit, në mënyrën si e njeh Kosova, dhe jo Serbia, janë pranim i tërthortë i juridiksionit të Serbisë për hetimin e lëtyre rasteve, dhe përbëjnë skandal diplomatik.

    Çfarë thotë Strategjia e Beogradit për ndjekjen e krimeve të luftës- ku përfshihet edhe Kosova

    Serbia ka bërë një Strategji ku si qëllim ka forcimin e mekanizmave procedural dhe joprocedural për ndëshkimin e krimeve të luftës, mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave, zbulimin e fatit të personave të zhdukur dhe ndërtimin e një ambienti social i tolerancës dhe pajtimit.

    Në pikën 5.2 të kësaj strategjie që thirret: “Strategjisë Kombëtare për Ndjekjen e Krimeve të Luftës në Republikën e Serbisë për periudhën 2021-2026”  thuhet se të vetmin bashkëpunim me Kosovën e njeh përmes zyreve të EULEX’it.

    Masa 5.2: Bashkëpunimi i Zyrës për Prokurorinë e Krimeve të Luftës me Misionin e Sundimit të Ligjit Evropian në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohija (EULEX) dhe Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë në pajtim me Konkluzionin e Qeverisë së Republikës së Serbisë 05 numër 018-1862/2013-1 të datës 7 mars 2012, me të cilin është miratuar teksti Procedura e ndihmës së ndërsjellë juridike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark