Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kanadasë që të ndalojë arrestimin e shtetasve të Kosovës nga autoritete serbe nëpër pika Kufitare.
Serbia nuk është duke u ndaluar së arrestuari kosovarë nën akuzën se gjoja kanë kryer krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.
Aktualisht janë shtatë kosovarë që janë duke u mbajtur nëpër burgjet e Serbisë.
Për lirimin e tyre, MPJD përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Otava, ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, si sponsorizuese e iniciatives kanadeze që ndalon veprimet e tilla arbitrare të shkaktuara nga shtetet e ndryshme për qytetarët e vendeve tjera, pjesë e së cilës është edhe Republika e Kosovës.
Kërsht ka bërë të ditur MPJD përmes një përgjigje dhënë Gazetës Insajderi.
Tutje, në përgjigjet e tyre MPJ njofton se përmes zyrës ndërlidhëse në Beograd ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Serbisë sqarime për arsyet e arrestimeve të shtetasve kosovarë.
“Zyra Ndërlidhëse, po ashtu në secilin rast të arrestimeve të tilla, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë që të njoftohet me rrethanat e rasteve të këtyre arrestimeve, duke kërkuar sqarime konkrete për arsyet e arrestimeve si dhe trajtimin që autoritetet serbe e aplikojnë ndaj tyre”, thuhet në përgjigjen e MPJD’së.
Ministra njofton po ashtu se të arrestuarit janë viziutar rregullisht nga diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi.
“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, përveç vizitave të rregullta në burg si dhe pjesëmarrjes në seancat gjyqësore, si dhe komunikimit me familjarët dhe avokatët mbrojtës të tyre, i ka njoftuar rregullisht, përmes shkresave dhe takimeve, misionet diplomatike të akredituara në Serbi, me theks të veçantë ato të vendeve të Kuint-it”, thuhet në përgjigje.