Arrestimet e sotme, Specialja del me një njoftim- tregon për çka dyshohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimet e sotme, Specialja del me një njoftim- tregon për çka dyshohen

    Insajderi
    05 December 2024 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Specialeka njoftuar për “operacione të vazhdueshme në Kosovë”.

    Në bazë të njoftimit të Speciales, bëhet e ditur se Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj janë arrestuar nën dyshimin për vepra kundër administrimit të drejtësisë, shkruan Insajderi.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) po kryen operacione të vazhdueshme në Kosovë në një hetim që fokusohet në veprat kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e SPO-së janë autorizuar gjyqësorisht nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS’së.

    Kilaj, Fazliu dhe Smakaj janë arrestuar mëngjesin e së enjtes, të cilët pritet të nisen në Hagë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark