
Mëngjesin e sotëm, Gjykata Speciale ka arrestuar tre persona. Ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ish – shefin e AKI’së Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu, shkruan Insajderi.
Pas arrestimit të tyre ka reaguar Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku.
Ai tha se Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, shkruan ai në Facebook.