Arrestimi i Amir Hoxhës në Kroaci, Insajderi sjell detaje nga dosja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestimi i Amir Hoxhës në Kroaci, Insajderi sjell detaje nga dosja

    Insajderi
    10 February 2022 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Amir Hoxha, polici i suspenduar për një status në Facebook kishte probleme edhe më herët me ligjin. Kjo nuk ishte hera e parë kur ai është suspenduar nga detyra e policit. Në nëntor të vitit të kaluar Hoxha ishte suspenduar nga Policia e Kosovës pasi që ai ishte ndaluar nga policia kufitare kroate me dyshimin se kishte shkelur ligjin kroat duke tentuar t’ia kaloj kufirin në mënyrë të jashtëligjshme një personi tjetër. Hoxha për këtë ngjarje është suspenduar nga Policia e Kosovës me datë 09.11.2021, pasi është kthyer në Kosovë.

    Mira Avdimetaj

    Sipas një dokumenti që ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se “Me datë 06.11.2021 në orën 10:45  në Lipovac, Komuna Nijemici në Kroaci, afër pikës kufitare Bajakovë është arrestuar Amir Hoxha. Gjatë hetimeve policore, Amir Hoxha u arrestua për shkelje të ndihmës dhe pjesëmarrjes në kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror të ligjit kroat për kundërvajtje”.

    Për rastin në Kroaci, autoritetet kroate kishin njoftuar Policinë e Kosovës, përmes zyrës ndërlidhëse.

    Pasi që është mbajtur në stacion për rreth 6 orësh, Hoxha ishte dënuar me gjobë prej 2 mijë eurove.

    Pas ardhjes në Kosovë, rasti i tij ka vazhduar me procedurë standarde ku edhe është suspenduar. Ndërsa Inspektorati Policorë i Kosovës nuk është përfshirë në këtë çështje pasi që në Kroaci është cilësuar vetëm si kundërvajtje.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe policin Amir Hoxha por ai ka thënë se për këtë rast ka autorizuar avokatët e tij që të flasin.

    “Kontaktoni avokatët e mi”, tha ai.

    Po ashtu, Insjaderi ka kontaktuar edhe avokatin Gent Gjini, i cili ka thënë se janë duke e shqyrtuar rastin dhe nuk ka informacione të sakta se çfarë ka ndodhur.

    Polici Amir Hoxha, javën e kaluar është suspenduar nga Policia e Kosovës për shkak se kishte thyer rregulloren e brendshme të policisë, ku sipas rregullorës policëve u ndalohej të bënin statuse apo komente politike nëpër rrjetet sociale.

    Fillimisht ai ishte suspenduar për tri ditë

    Por me pas i ishte vazhduar suspendimi

    Postimi i cili qoi në suspendim policin:

    Reagimi i tij pasi u suspendua:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark