Biznesmenit nga Peja, Burim Zeka, iu është caktuar masa e paraburgimit.
Gazeta Insajderi ka mësuar se Gjykata Themelore në Pejë e ka vendosur në paraburgim për 30 ditë.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje për borxh që kishte pasur me Denis Mahmuti, i konsideruar nga Prokuroria si viktimë e rasti, kishte drejtuar armën ndaj tij.
Mosmarrëveshja, sipas burimeve të Insajderit filloi kur Zeka i dha një shumë të parave hua, shumë ende të pa-definuar nga Prokuroria, dhe Mahmuti nuk e pranonte qe ia ka borxh.
Burim Zeka është pronar i “Hotel B” në Pejë. /Insajderi.org/