×
  • Lajme
  • Analiza

    Arrestimi i biznesmenit shqiptar për kanosje- Avokati i Gjonit e quan inskenim, thotë se biznesmeni kosovar do që ta ndajë nga e dashura

    Insajderi
    19 February 2024 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ahmet Tahiri, avokat i Arlend Gjonit, biznesmenit nga Shqipëria, ka thënë se biznesmeni kosovar Driton Shuki e ka inskenuar rastin për kanosje, për të cilën Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht më herët.

    Tahiri në një prononcim për Insajderin ka thënë se kjo po bëhet me qëllim nga ana e Shukit, i cili ka në pronësi biznesin AvicenaKs, që ta ndajë klientin e tij nga e dashura.

    “Ky është një inskenim nga ana e të “dëmtuarit” që ka për qëllim që ta ndajë nga e dashura për faktin se ky denoncim është bërë pas rreth dy muaj pasi që është bere telefonata dhe të njëjtit janë takuar në muajin dhjetor ku kanë pasur një takim miqësor”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    I njëjti ka thënë se e konteston kompetencen territoriale, meqë ngjarja ka ndodhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për arrestimin e Gjonit në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit dje. Gjoni është në mbajtje, teksa dyshohet për veprën penale “Kanosje”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark