×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i dy kosovarëve në Serbi, MPJD kërkon sqarim nga shteti serb

    Insajderi
    26 November 2024 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pas lajmit se dy kosovarë janë arrestuar në Serbi. MPJ ka kërkuar nga  Qeveria e Serbisë detaje relevante përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe ku janë duke u mbajtur.

    “Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, një kërkesë formale për ta konfirmuar rastin, si dhe për të ofruar detajet tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur”, ka thënë zyra për media e MPJD’së për Insajderin.

    Ministrja ka thënë se ka njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Beograd.

    Bëhet e ditur se, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku janë duke u mbajtur.

    Familjarët e dy të rinjve, Rexhep Hoti dhe Gyven Azemi kanë konfirmuar se ata janë arrestuar në territorin serb gjatë kohës sa po prenin dru.

    Ata thanë se autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark