Arrestimi i eksponentit të VV'së, Olluri: Një narko-diller hyn në parti për me ia fshi hetimet – Sa pare i kanë marrë prej tij? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i eksponentit të VV’së, Olluri: Një narko-diller hyn në parti për me ia fshi hetimet – Sa pare i kanë marrë prej tij?

    Insajderi
    04 June 2025 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri, ka folur për arrestimet e një grupi të drogës, ku në mesin e tyre ishin edhe një narko-diller, i afërt me subjektin politik Lëvizje Vetëvendosje.

    Ollluri ka thënë se LVV ka informacione për gjithçka, po jo edhe për narko-dillerin pjesë e tyre.

    AI tha se LVV duhet të tregojë sa para kanë marrë prej tij, sepse një narko-diller hynë në parti për t’iu fshirë hetimet e t’i ndërpriten aktakuzat.

    “Ne e dimë Vetëvendosje çfarë fuqie në mbledhje të informacionit ka, çdo detaj PDK, LDK, AAK, Nismës i dinë, veç për njërin e tyre nuk e paksan ditë kinse. Unë mendoj se Kurti, e sidomos Xhelal Sveçla si ministër i Punëve të Brendshme e ka ditur saktësisht që janë duke e takuar narko-diller”.

    “Unë mendoj që këta duhet me dhënë sqarime zyrtare, sa pare ia kanë marrë këtij zotërisë, sepse një  narko-dillerin që bëhet pjesë e një partie politike bëhet për me ia fshi hetimet, me ia ndërpre aktakuzat e rastet penale. Kërkush nuk e lë narko-dillerin në parti pa përfitu prej tij”, ka thënë ai në “Pressing”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark