Arrestimi i Gazmend Zekës për mashtrim, për Insajderin flasin nga Prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i Gazmend Zekës për mashtrim, për Insajderin flasin nga Prokuroria

    Insajderi
    13 June 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Pejës, sot e ka arrestuar një person për mashtrim, shkruan Insajderi. Insajderi rapotori se personi i arrestuar është Gazmend Zeka.

    Insajderi sipas burimeve mëson se Zeka dyshohet se iu merr të holla njerëzve kinse për të aplikuar për subvencione bujqësore, duke u paraqitur si punëtor i komunës.

    Lidhur me rastin për Insajderin janë deklaruar nga Prokuroria,

    “Personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë. Gjatë kësaj periudhe do të behen hapat e tjerë per sigurimin e prezencës se rij ne procedure”, ka thëne për Insajderin Shkodran Nikci, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës.

    Jo vetëm, Zeka është një person i njohur për organet e ligjit. Insajderi merr vesh se ai ka edhe vendime gjyqësore dhe aktakuza tjera të ngritura për mashtrim.

    Insajderi sjell foto nga momenti, ku i dyshuari shihet duke i marr të holla viktimës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark