×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama del me reagim

    Insajderi
    25 June 2024 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri. Beqiri në të kaluarën ka qenë edhe asistent i kryeministrit Albin Kurti.

    Shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë Gëzim Sveçla ka shkruar në “Facebook” se Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoi të paguaj hyrjen ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.

    Por, që pas kësaj ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili sot tha se hyrja në Fan Zone ka qenë falas.

    Këto akuza sipas Ramës paraqesin përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik.

    “Për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”. Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit. Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua.”

    Ish asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri, është liruar mbrëmë dhe më pas ka bërë një reagim.

    “Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam. Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark