×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i ish-policit nën dyshimin për spiunazh, Elezi: Duhet te zgjerohen hetimet

    Insajderi
    27 June 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti i njohur, Bedri Elezi ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Aleksandar Vlajiç, në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh.

    Elezi ka shkruar se arrestimi i tij është tregues i fuqishëm i ndikimit të shërbimeve sekrete Serbe, veçanarisht BIA-s.

    “I dyshuari Aleksandar Vlajić, duke qenë pjestarë i policisë së Kosovës e sidomos anëtar i njësisë së intelegjecës, ka pasur mundësi të arrijë deri informacionet të cilat mund cënojnë edhe sigurinë kombëtare”.

    Tutje ai ka shkruar se Prokuroria duhet të zgjerojë hetimet për këtë rast.

    “Prokuroria e republikës së Kosovës duhet zgjeroj hetimet për këtë rast, ngase duhet ndërmerrën veprime konkrete edhe për burimet që shfryzuar ky i pandehur si dhe për urdhënsit e tijë. Institucionet e sigurisë së republikës së Kosovës, gjithashtu duhet ndërmarrin masat adekuate edhe për faktin se i dyshuari nuk është arrestuar deri më tani, e veçenarisht në kohën kur ks pasur mundësi të i qasët informacioneve të ndjeshme. Poashtu duhet hulumtuar se si ky person është paisur me leje sigurie, apo cilat kanë qenë veprimet e DV të AKI për verifikim tē këtij të dyshuari”.

    Arrestohet edhe një person për spiunazh, po vëzhgohej nga AKI – Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark