Arrestimi i ministrit të Kurtit, reagojnë nga partia e tij: Na ka shkaktuar pikëllim, jemi provokuar nga qarqe të caktuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i ministrit të Kurtit, reagojnë nga partia e tij: Na ka shkaktuar pikëllim, jemi provokuar nga qarqe të caktuar

    Insajderi
    10 February 2025 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe familjari i tij, Fuat Damka, janë arrestuar gjatë ditës së zgjedhjeve, më 9 shkurt.

    Ky incident ka shkaktuar reagime të forta nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), e cila e ka cilësuar ngjarjen si një provokim nga qarqe të caktuara.

    Në një reagim zyrtar, KDTP ka shprehur pikëllim dhe zhgënjim të thellë për arrestimin e Fikrim Damkës, i cili është president i partisë dhe ministër i turqve të Kosovës.

    “Fatkeqësisht, mbrëmja e djeshme, paraburgimi i Presidentit tonë të Përgjithshëm dhe ministrit të turqve të Kosovës, z. Fikrim Damka, na ka shkaktuar pikëllim dhe zhgënjim të madh”, thuhet në deklaratën e partisë.

    “Ne deklarojmë se do të qëndrojmë me vendosmëri kundër këtij veprimi, i cili mendojmë se është një provokim nga qarqe të caktuara që synojnë të lënë në hije zgjedhjet“.

    Si Parti Demokratike Turke e Kosovës, ne qëndrojmë pranë Presidentit tonë të Përgjithshëm dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka me mbështetjen e popullit tonë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat, ligjin dhe unitetin e turqve të Kosovës”, njoftohet më tutje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark