
15 pako me barna ishin sekuestruar në orët e hershme të së dielës në pikën kufitare në Morinë. Policia kufitare e Shqipërisë kishte njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar i cili ishte shoferi dhe pronari i autobusit përmes së cilit u tentua të bëhej kontrabanda.
Gazeta Insajderi kishte raportuar se personi i arrestuar që dyshohet për kontrabandë me mallra ishte pronari i agjensionit “Memi Reisen”, Muhamet Hajdari.
Sipas autoriteteve doganore, përmes linjës së autobusit Prishtinë-Tiranë u tentua të kontrabandohen 15 kuti me medikamente që kapin vlerën 15 mijë euro.
Muhamet Hajdari, 54 vjeçar ishte arrestuar të dielën për tu marr në pyetje.
Ndaj tij është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Pas raportimit të Insjaderi, ka reaguar djali i të dyshuarit, Erjon Hajdari. Ai e ka cilësuar lajmin e mediumit pa fakte dhe të rremë. Lajm ky i bazuar mbi informatat zyrtare të Policisë së Shtetit.
Kontrabandë me barna- Arrestohet në Morinë Muhamet Hajdari, pronari i agjensionit “Memi Reisen”
Në një reagim publik që ka bërë Hajdari, pretendon se mallrat nuk ishin në pronësi të babait të tij, Muhametit – pronarit të kompanisë por ishin të një udhëtari.
Sipas tij, udhëtari në fjal ka future në bagazhin e autobusit pakot me medikamente pa njoftuar shoferin e autobusit.
Reagimi i plotë i “Memi Reisen”
Demantim i këtij lajmi për Klikime .
Kompania Memi Reisen e demanton kët lajm me Fakte , personi D.G nga Prizreni me moshë 37 vjeq e kemi dhe numrin personal por për Arsye personale smund ta postojm por presim që Policia e Kosovës dhe ajo e Kukësit ta Arrestojnë .
I lartcekuri D.G pabesisht e ka shfrytëzuar rastin kur shoferët e autobusit kan qen duke ngrën mëngjes tek pushimorja në Prizren i ka futur në Autobus paketimet e Barnave Faktet tona jan Kamerat e pushimores dhe të kufirit ne Shqipëri ku i lartcekuri D.G iken nga kufiri në sy të policëve . Njeriu i cili duhet të jet në Burg ësht D.G e kemi edhe dëshmin ku e ka pranuar se të gjitha paketimet jan të mijat me fakte dhe tek Noteri në Kukës .
D.G e pranon Fajsinë , jan dokumentët.
Ne si kompani i kemi sigurar kamerat e Sigurisë po presim vendimin final neser ju Falemnderit të gjithëve .
Po ju premtojmë me gjith qenjën njerzore e morale që nuk i përkasim këtij lajmi dhe nuk është e vërtet .
Ju Falemnderit .
Insajderi sjell njoftimin e plotë të Policisë së Shqipërisë
Sipas njoftimit të policisë së shtetit shqiptar, Hajdari është arrestuar në hyrje të pikës kufitare në Morinë duke tentuar të kaloj kufiri me autobusin e lindjes Prishtinë – Tiranë në të cilin kishte 15 kuti me medikamente të ndryshme me vlerë 15 mijë euro.
“Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, në autobusin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri”, ka njoftuar Policia.
Kontrabandë me barna- Arrestohet në Morinë Muhamet Hajdari, pronari i agjensionit “Memi Reisen”