Arrestimi i të afërmit me VV'në për heroinë, Çitaku: Të përlyer në aferë të energjisë dhe drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i të afërmit me VV’në për heroinë, Çitaku: Të përlyer në aferë të energjisë dhe drogës

    Insajderi
    03 June 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Shemsi Bahtiri, i arrestuari në operacionin e madh të anti-drogës, është i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Çitaku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se LVV’ja është përlyer në afera, që nga trafikimi i drogës e deri tek shitja e energjisë, shkruan Insajderi.

    Levizja që dikur imponohej si puritane, që shiste moral politik dhe integritet, sot del që njerëzit e afërt me ta, janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë.

    Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Kjo është rrezik për shoqërinë”, deklaroi ajo. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark