×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i të dyshuarit për sulmet ndaj KFOR’it, prokuroria jep detaje

    Insajderi
    15 November 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot policia ka arrestuar një person M.D në rajonin e Mitrovicës për kryerjen e disa veprave penale.

    Prokuroria tha se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”; “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”; “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”; “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

    I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të vazhdohet me veprimet e nevojshme hetimore.

    Më herët Policia e Kosovës kishte konfirmuar se ai dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan ku u lënduan 93 ushtarë të KFOR-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark