Mëngjesin e 6 korrikut, Faton Hajrizi kishte arritur që të ikë për të nëntën herë nga burgu i Smrekonicës.
Arratisja e tij nga burgu bëri që pashmangshëm të deklarohen edhe disa nga krerët e institucioneve në vend, shkruan Gazeta Insajderi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla u zotua publikisht që arrestimi i Hajrizit është cështje orësh apo ditësh.
E i menjëhershëm ishte reagimi nga Hajrizi, i cili që nga arratisja cdo ditë shfaqet live në rrjetin social “Tiktok”.
Hajrizi i reagoi Sveçlës duke i thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se sipas tij, të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“E pyes Sveçlën, i them se kur ke qenë i vogël a ke punuar në furrë a çka është puna se i ke disa orë të furraxhisë. Nuk mund të më kapësh ti mua. Kurrë s’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota”.
E sot është dita e 11-të që kur Faton Hajrizi më nuk është aty ku duhet sipas vendimit të gjykatave, në burg.
Derisa, Sveçla ende nuk është deklaruar se pse “orët” e fundit u bënë kaq ditë.
Talljen e fundit me pushtetin e Kurtit, Faton Hajrizi, e bëri gjatë ditës së sotme.
I zhveshur publikoi video duke u stërvituar në një vend të panjohur.
Po ashtu, mesazhet se nuk mund ta arrestojë pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Hajrizi, po i dërgon secilën ditë që paraqitet në rrjetet sociale.
/Insajderi.org/