Dje është arrestuar ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani nga policia e Maqedonisë së Veriut.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me bashkëshorten e Blerim Ramadanit, Valbona Ramadanin. Ajo tha se arsyeja pse burri i saj u arrestua është se ka qenë pjesëtar i UÇK’së.
Ajo tregoi se Blerimi është arrestuar në Glloboqicë të Maqedonisë të Veriut.
“Është e vërtetë që u arrestua, arsyeja është se ka qenë pjesëtarë i UÇK’së, është arrestur në Glloboqicë”, tha Valbona Ramadani.
Ramadani tha se bashkëshorti i saj ka qenë duke shkuar në Tetovë, në fakultetin ku studion ajo.
“Ka qenë duke shkuar në Tetovë, në fakultet unë studioj. Kam kontaktuar me familjarët dhe shokët e burrit”, tha bashkëshortja e Blerim Ramadanit për Insajderin.
Lidhur me arrestimin e Blerim Ramadanit kanë reaguar mbrëmë edhe Organizata e Veteranëve të UÇK’së dega Ferizaj.
“Blerim Ramadani gjatë mesditës së sotme u arrestua nga organet policore të Republikës Veriore të Maqedonisë, për shkak të veprimtarisë së tij të ngjeshur në shërbim të luftës për çlirim, akuza të fabrikuara këto nga shteti i Serbisë”, thuhet në njoftimin e faqes.
Tutje nga OVL UÇK dega Ferizaj kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovë që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të bashkluftëtarit të lirisë, veteranin e ditëve të para.
Insajderi.org