Nevzad Lutfiu kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka reaguar pas arrestimit te kryetarit së Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.
Ai tha se Ismaili është ende në stacionin policor në Bujanoc.
Sipas tij ky arrestim ka të bëjë me shfaqjen e një filmi të mbështetur nga Qeveria.
“Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujano“, ka shkruar ai.
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se Policia e Serbisë e ka arrestuar kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.