Lirohet Nozy, reagon për herë të parë në rrjete sociale - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Lirohet Nozy, reagon për herë të parë në rrjete sociale

    Insajderi
    10 July 2025 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, ka ardhur një reagim nga profili i reperit Noizy.

    Aty shkruhet se gjithçka ishte keqkuptim dhe se reperi është kthyer sërish.

    “Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore.

    Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark