Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion

    Insajderi
    25 August 2016 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar katër persona në Klinë, nën dyshimin  për vepra penale që lidhen me prostitucion.

    Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë dy meshkuj L. B.  (1991), K. T.  (1985), dhe dy femra E. B.  (1998),  L. I.    (1986), shtetas të Kosovës.

    Ata u arrestuan gjatë aksionit të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” dhe “Marrje me Prostitucion”.

    Dy të arrestuarit e parë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark