Arrestohen dhjetë persona të dyshuar për “mundësim prostitucioni” dhe “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në luftën e saj të pakompromis kundër dukurive negative dhe veprave penale ka realizuar operacione policore në nivel vendi, me ç’rast janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar si dhe janë identifikuar katër viktima të këtyre rasteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se, pas pune hetimore disa mujore, në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Lipjan, Vushtrri dhe Obiliq, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për “Mundësim apo detyrim në Prostitucion“, kurse në Gjilan janë arrestuar dy persona nën dyshimin e bazuar për “Shërbime seksuale te Viktimës se Trafikimit”.
Për të gjithë të arrestuarit e rastit është lëshuar aktvendimi për ndalim policor nga prokurori kompetent.
Në të dyja rastet e realizimit të operacioneve policore janë identifikuar edhe katër viktima të gjinisë femërore, njofton policia./Insajderi.com