Ka shkuar në 11 numri i të arrestuarve si të lidhur me masakrën në Ankara që shkaktoi 37 viktima dhe më shumë se 100 të plagosur.
Lajmi u dha nga kryeministri turk Ahmed Davutollu i cili tha se “ka prova thuajse të sigurta që dëshmojnë se sulmi terrorist u krye separatistët kurdë të PKK”.
Më herët, forcat e sigurisë turke thanë se një nga autorët e sulmit kamikaz ishte një grua, ndërsa autori i dytë është mashkull.
Zyrtarë turq, në kushte anonimati, thanë se ajo ishte nga qyteti i Karsit dhe ishte bashkuar me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit në vitin 2013.