Arrestohen 12 protestues të "Asnjë cent ma shumë": Nesër me ardhë me i blloku zyret e ZRre'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 12 protestues të “Asnjë cent ma shumë”: Nesër me ardhë me i blloku zyret e ZRre’së

    Insajderi
    02 April 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar 12 persona para zyreve të ZRrE-së, aty ku po protestonin që nga ora 8:00 e mëngjesit, kundër ngritjes së çmimit të rrymë.

    ‘KEDS t’i kthehet Kosovës’, profil në Facebook, ku po mblidhen qytetarë në kundërshtim të këtij vendimi që po e përkrah edhe Qeveria e që do ta rëndoj jetën e qytetarëve, ka njoftuar se aktivistët edhe janë rrahur.

    Pamjet:

    Shteti në shërbim të KEDS – policia arreston brutalisht 12 qytetarë/e të iniciativës ‘Asnji Cent Ma Shumë’!

    Pas Presidentes, Ministrisë së Ekonomisë dhe ZRrE-së, stafeta kaloi te Policia e Kosovës. Të gjithë në mbrojtje të interesit privat. Të gjithë bashkë në ruajtjen dhe garantimin e përfitimeve të KEDS-it. Presidentja e Qeveria përmes ZRrE-së, përmes propozimeve dhe vendimeve politike kurse policia e Kosovës përmes grushtave dhe shufrave metalike. Në orën 8, kur edhe fillon orari zyrtar i punës së ZRrE-së, ne aktivistët/et e iniciativës ‘Asnji Cent Ma Shumë’ kemi bllokuar zyret e ZRrE-së. Me zell të pakuptueshem nga ana e pjesëtarëve të policisë, janë arrestuar dhe rrahur 12 aktivistë/e. Janë rrahur egërsisht vetëm pse po protestonin kundër rritjes edhe ashtu të rritur të çmimit të energjisë. Të rrahur/a dhe të arrestuar/a po mbahen në polici. Ne kerkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, kurse qytetarët/et i ftojmë të na bashkohen te zyret e ZRrE-së.

    Asnjë zyrtar i ZrRE nuk mund të punojë aty. Jo deri në një zotim se nuk kanë për të aprovuar asnjë rritje. Deri atëherë ai nuk është vendi i tyre i punës. Deri atëherë ne jemi dhe duhet te jemi në bllokadë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark