Arrestohen 15 persona për trafikim të shqiptarëve në Angli – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Arrestohen 15 persona për trafikim të shqiptarëve në Angli

    Insajderi
    01 October 2019 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia tha të Premten se gjatë një operacioni kishte gjetur 37 shtetas shqiptarë në një hotel në Gent të Belgjikës që prisnin të kalonin në Angli.

    Drejtuesi i bandës së dyshuar për trafikimin e qenieve njerëzore është një 29-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në të njëjtin qytet të hënën, duke e rritur numrin e arrestimeve.

    Nga të arrestuarit, 12 ishin në Belgjikë, dy në Angli dhe një në Gjermani.

    Të dyshuarit e arrestuar jashtë Belgjikës do të ekstradohen nën një Urdhëresë Evropiane të Arrestimit për t’u përballur me akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore.

    Policia Federale Belge, e cila drejtoi hetimin, u koordinua me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ata thanë se shtetasit shqiptarë, Admir Canaj, 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi, 37 vjeç, u arrestuan në Londër të martën dhe akuzohen se drejtonin kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar.

    Emrat dhe kombësitë e të arrestuarve në Belgjikë dhe Gjermani nuk janë lëshuar ende.

    Mërgimtarët, kryesisht shqiptarë, do të paguanin deri në 15 mijë euro (13.300 funta) për grupin, i cili përdorte hotelin në Gent si një zonë mbajtëse, dhe personat që do të trafikoheshin do të fshiheshin në kamionë me ndarje speciale dhe me bashkëpunimin e shoferëve./Indeksonline.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark