Arrestohen 16 persona të dyshuar për bixhoz të jashtëligjshëm dhe krim të organizuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 16 persona të dyshuar për bixhoz të jashtëligjshëm dhe krim të organizuar

    Insajderi
    02 December 2016 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 16 persona në dy aksione të shtrira në tërë vendin gjatë së enjtes.  Aksioni është zhvilluar me urdhëresë të gjykatës në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.

    Sipas komunikatës së policisë, të arrestuarit dyshohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm si dhe veprën penale krim të organizuar.

    Në aksionin e parë, pas kontrollit në 77 lokacione janë arrestuar shtatë persona,  R. L lindur me 1962,        D.H 1986, B. I. 1985, R. I. 1960, S. H. 1959 dhe F. I. 1992.

    Gjatë operacioni janë sekuestruar si prova material, 3 ruleta, 2 tavolina pokeri, 69 aparate të lojërave të fatit, 2 lojëra Keno, 2 armë, 546 fishekë, 17 PC, 3 DVR, 9 telefona celularë, 41 mijë 260 euro,  si dhe dokumentacion relevant për rastin.

    Derisa në operacionin e dytë gjatë kontrollit në lokalin e lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme.

    Lidhur me këtë rast janë arrestuar nëntë persona. Të dyshuarit janë B.B  lindur me 1983, A.SH 1986, R.S 1986, A.G 1983, G.M 1991, Xh. M 1980, I.G  1969, V.I 1984, A.A 1986 dhe L.H 1978.

    Ndërsa janë sekuestruar si prova material fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike, 10030 Euro, 200 Franga të Zvicrës, 100 Dollarë Amerikan dhe të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

    Të gjithë të arrestuarit me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark