
Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi.
Sipas informacioneve zyrtare, të dyshuarit, të cilët ishin të punësuar në një kompani private në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm rreth 31,000 euro, duke dëmtuar financiarisht kompaninë ku punonin.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Insajderi se të njëjtit janë ndaluar për 48 orë
“Pas një punë intensive hetimore me policinë e Kosovës, te njëjtit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi”, ku shuma e keqpërdorimit është mbi 30 mijë euro”, tha ai./insajderi.org/