Arrestohen 4 shtetas turq në Aeroportin e Prishtinës, dorëzuan dokumente të falsifikuara – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 4 shtetas turq në Aeroportin e Prishtinës, dorëzuan dokumente të falsifikuara

    Insajderi
    06 February 2025 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 5 shkurt në Aeroportin e Prishtinës, rreth orës 15:48, janë arrestuar katër shtetas të Turqisë, me dyshimin se kanë prezantuar dokumente të leje qëndrimit të falsifikuar.

    “Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark