Arrestohen 5 persona për sulm ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 5 persona për sulm ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

    Insajderi
    28 November 2016 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen se kanë sulmuar objektin e Konsullatës së Përgjithshme e Turqisë në Prizren.

    “Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren me lëndë djegëse, si gazë molotovi”, ka thënë për Insajderin kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha.

    Si pasojë e sulmit objekti ka pësuar dëme të vogla materiale, ku janë thyer xhamat e një dritareje, ka bërë të ditur Hoxha.

    Ndërsa mbrëmë disa persona kanë larguar flamuj të Turqisë të vendosur rrugëve të Prizrenit përkrah flamujve të Shqipërisë.

    Kjo konsullatë ishte hapur më 23 prill të këtij viti në Prizren. Në këtë ceremoni k ishte marrë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, bashkë me zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, ministra të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues diplomatik dhe personalitete nga Prizreni./Insajderi.com

    zkp-4_konsullata_v-1

    zkp-1_konsullata_v


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark