7 persona janë arrestuar në fshatin Bllagajë të Komunës së Pejës pasi janë përfshirë në një rrahje.
Nga kjo përleshje dy persona kanë pësuar lëndime serioze duke u detyruar të kërkojnë ndihmë mjeësore.
Me vendim të prokurorit, dy nga të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Në raportin e Policisë së Kosovës nuk ka informacione të tjerë se përse ka ardhur deri tek rrahja. Njësitet policore janë duke hetuar rastin ende rastin./Insajderi.com