Arrestohen 7 persona për marihuanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 7 persona për marihuanë

    Insajderi
    27 March 2016 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ka arrestuar shtatë persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

    Fillimisht në rrugën “Luan Haradinaj” dhe “Shaban Shala” në  Prishtinë, janë ndaluar dy vetura me targa të Shqipërisë me të cilat po udhëtonin katër të dyshuar shtetas të Shqipërisë.

    Gjatë kontrollit në njërën nga veturat kanë vërejtur dyshime se në gomën rezervë të automjetit mund të ketë substancë narkotike, dhe gjatë verifikimit është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 1 kilogram e 867.8 gram.

    Me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe një shtëpi e dyshuar, me ç’rast janë arrestuar edhe dy meshkuj dhe një femër, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në rast.

    Sipas policisë, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një veturë, disa celular, si dhe 340 euro para të gatshme.

    Me vendim të prokurorit shtatë personave të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje./Insjderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark