Policia e Kosovës të hënën me 1 maj ka arrestuar nëntë persona për vepra dhe incidente të ndryshme.
Tre prej tyre, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara dhe vende të ndryshme. Disa prej këtyre rasteve ende janë duke u hetuar.