Policia mëngjesin e sotëm ka arrestuar të dyshuarin kryesor për dhunën ndaj Zijadin Selës. Bëhet fjalë për Kire Gjorgjievskin dhe babain e tij.
Ministria e Brendshme ka njoftuar sot në mëngjes se ka arrestuar të dyshuarin Kire Gjorgjievski i cili ne incizimet e dala nga 27 prilli shihet qartë duke tërhequr zvarrë deputetin Zijadin Sela.
Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij Çejo Gjorgjievski i përfshirë edhe ai në këtë ngjarje, raporton Alsat-m.
Nga bastisja që ka kryer MPB në shtëpinë e tyre janë gjetur akoma rrobat me gjak nga nata e dhunshme e 27 prillit, këpucët po ashtu akoma me njolla gjaku të asaj mbrëmje, gjithashtu dhe 3 celularë ku shpresohet në to të gjenden biseda të mundshme telefonike.
Të gjitha këto janë konfiskuar si prova materiale. Babë e bir po mbahen aktualisht në stacion policorë për procedim të mëtejmë.