Mbrëmjen e së mërkurës, dy persona të armatosur kanë grabitur një market në lagjen Qëndresa në Prishtinë.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë shtënë me armë, mirëpo nuk kanë shkaktuar lëndime në njerëz ndërkohë që kanë arritur të marrin një sasi të parave.
Pas identifikimit të tyre policia ka arritur të arrestoj dy të dyshuarit, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një arma revole Ecol Special dhe një sasi e parave.
Të arrestuarit E.G, L.S, të dy mashkull, 16 vjeçarë të cilët pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në Gjykatën kompetente. /Insajderi.com