Arrestohen dy burra në Prishtinë, rrëmbyen një tjetër dhe përdorën forcë ndaj tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy burra në Prishtinë, rrëmbyen një tjetër dhe përdorën forcë ndaj tij

    Insajderi
    20 September 2025 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se dyshohet se një person dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona në Veternik mbrëmjen e së enjtes.

    Dy të dyshuar kanë marrë me forcë viktimën duke e futë në veturë, derisa sipas viktimës, atë e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar ku e kanë mbajtur deri në mëngjes, dhe dyshohet se ndaj tij është përdorë forcë fizike.

    Lidhur me rastin është identifikuar një person i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi dhe banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.

    Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit.

    “Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pa banuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.  Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark