Arrestohen dy hajna në Prishtinë, dyshohen për mbi 50 raste të vjedhjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohen dy hajna në Prishtinë, dyshohen për mbi 50 raste të vjedhjeve

    Insajderi
    15 October 2021 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për disa raste të vjedhjeve

    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebbok.

    “Prishtinë 15 tetor 2021 – Hetuesit policor të stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. Personat e arrestuar: V.M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B .K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohen për gjashtë raste të vjedhjeve.

    “Dyshohet të jenë të përfshirë në së paku gjashtë raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës. Personat arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet”, ka njoftuar policia.

    Por, Express mëson se të njëjtit janë recidivistë, pasi dyshohen për mbi 50 raste të vjedhjeve.

    Burime të Gazetës brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se të dyshuarit kanë vjedhur kryesisht atlete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark