Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet. Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj. Tre kirurgët ishin duke u hetuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës ndërkohë sot dy prej tyre janë arrestuar e treti nuk është gjetur në vendin e punës.
Kështu ka konfirmuar gazetari, Bujar Vitija i cili ishte i pari që e bëri publik rastin.
“Para pak minutash janë arrestuar dy kirurgë të përfshirë në skandalin e korrupsionit në Spitalin e Vushtrrisë, derisa i treti nuk është hasur në vendin e punës dhe është thirrë të lajmërohet në Polici, thonë burimet nga Spitali”, ka shkruar Vitija përcjell Insajderi.
Për të kryer operacionet, ata dyshohet se kanë marrë nga 150 deri në 400 euro.
Në katër video ekskluzive të publikuara nga Shneta, flasin pacientë dhe familjarë të pacientëve të operuar nga kirurgët Isuf Zekaj, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj.
Theksojmë se kryeministri Albin Kurti në korrik të viti të kaluar ka emëruar Isuf Zekajn, anëtar të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK). Ndërkohë sot, emri i kirurgut Zekaj po përmendet për një aferë të korrupsionit. Ai po dyshohet se të paktën në dy raste ka marrë para nga pacientët për të kryer operacione, shkruan Insajderi.
Isuf Zekaj, shefi i kirurgjisë në Spitalin e Vushtrrisë sipas raportimit të Gaztës Shneta, njëherë ka marrë 200 euro e pastaj 250 euro.
Pacienti i parë i shtrirë në repart pas operacionit, deklaronte se i është dashur të paguaj 200 euro për materialet e nevojshme për intervenim. Pacienti hezitonte të tregonte detaje duke thënë se për të ishte e rëndësishme që të kryente punë.
Në rastin e pacientit të dytë të operuar nga Zekaj, flet një familjar i pacientit i cili thotë se i ka dhënë mjekut 250 euro me arsyetimin për të blerë materialet.
amiljari: Ai i ka kry krejt se unë nuk dijsha
Sinjalizuesi: Kush vllau a?
Pacienti: Unë, unë.
Sinjalizuesi: Ti ja ke dhanë doktorit a?
Familjari: Po doktorit ja kam dhënë.
Sinjalizuesi: Sa ja ke dhënë?
Familjari: 250…Janë tha do më të dobëta 180, por më mirë është 250.
/GazetaInsajderi