Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë vonë në polici.
Dy motra në Gjakovë janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas njoftimit të policisë, të dyja janë arrestuar mbrëmë, pas incidentit.
Të përfshirat në përleshje nuk raportohet të kenë pësuar lëndime trupore.
Pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, të dy motrat janë liruar në procedurë të rregullt.